Një fluks i madh pushuesish nga Kosova është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, në kuadër të sezonit turistik.
Kështu, nga ora 3 e mëngjesit kanë kaluar kufirin për të hyrë në vendin tonë 25 mijë persona. Autoritetet kufitare bëjnë të ditur se, policia ka shtuar sportelet dhe po punon me procedurë të përshpejtuar. Fluks qarkullimi ka dhe në aksin rrugor Morinë-Tuneli i Kalimashit. Sipas policisë kufitare, 1 milion pushues kanë hyrë në Shqipëri gjatë sezonit turistik.