Sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve ka rënduar trafikun ne rrugët që përshkojnë qytetin e Shkodrës. Vështirësite më të shumta Ora 10 e paradites dhe 18 e pasdites janë piku i këtij trafiku që është më shumë i ndjeshëm gjatë fundjavës. Lëvizja në rrugët kryesore të qytetit përballet me një trafik tejet të rënduar gjate këtyre orareve, ku vargu i makinave arrin në disa kilometra.
Krahas numrit të lartë të automjeteve, shkak për këtë rendim te trafikut janë edhe mungesa e rrugëve alternative kryesisht ne hyrje- daljet drejt qytetit. Duke mos mjaftuar këto elemente, mos respektimi i sinjalistikës rrugore dhe kundravajtjet e shumta sjellin një rëndim të mëtejshëm të situatës, ndërsa policia rrugore e ka te pamundur për te disiplinuar lëvizjen në të gjitha segmentet problematike. Megjithëse ka patur shtim të patrullave dhe kontrolleve nga ana e policisë rrugore, sërish fenomeni i trafikut në Shkodër është përsëritur dhe mbetet një problem pa zgjidhje gjatë sezonit veror atëherë edhe kur numri i automjeteve disa- fishohet sipasojë e ardhjes së emigrantëve nga shtetet fqinje për të kaluar pushimet në vendin tonë.