LIGJI I RI PRITET TË KALOJË NË KUVEND, FRIKA VJEN NGA FUSHATA ELEKTORALE. Frika e neglizhencës së pastrimit të bregdetit nga njësitë vendore për shkak të angazhimit në procesin zgjedhor, e ka shtyrë qeverinë shqiptare të marrë masa shtesë për menaxhimin e vijës bregdetare.

Për këtë arsye katër ministri janë vënë në gatishmëri. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes deklarohet se brenda kësaj jave qeveria pritet të publikojë urdhërin që ngarkon institucionet  në pastrimin e plazheve. Duke folur për ligjin e ri të turizmit që tashmë është dorëzuar në kuvend, thuhet se se ndryshe nga ligji i vjetër që ishte i fokusuar tek promovimi i turizmit, ligji i ri ka në fokus promovimin e produktit turistik  dhe të investimeve që ofron qeveria shqiptare për investitorët e huaj. Një nga risitë e tij është vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore për projekte investuese në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit nëpërmjet kontratës simbolike 1 euro për 99 vjet. Ligji i ri parashikon për herë të parë edhe standartizimin e hoteleve për të shmangur subjektizvizmin në dhënien e yjeve. Burime prane ministrise bejne me dije se frytet e para të ligjit të ri pritet të ndihen në dy vitet në vijim, në të janë parashikuar edhe penalitetet për strukturat akomoduese që nuk zbatojnë standartet, apo për subjektet që nuk bëjnë transparencë të çmimeve. Penalizimet variojnë nga 15 milion deri në heqje licence. Në prag të sezonit turistik qeveria shqiptare po përgatit dy projekte pilot për të bërë të mundur pastrimin dhe menaxhimin e vijës bregdetare.

Artikulli paraprakÇIKLIZËM, KUPA E MURIQËVE MBYLLET ME AKSIDENT
Artikulli tjetërÇIKLIZËM, VLLAZNIA FITON KUPËN E MURIQËVE