Duke filluar nga sot, 26 qendra të posaçme verore do të jenë në shërbim të pushuesve gjatë gjithë sezonit turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi nga Vlora se qendrat shëndetësore verore do të jenë të hapura 24 orë në 7 ditë të javës.

26 qendra shëndetësore verore janë në shërbim të pandërprerë përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat me turizëm malor deri në mesin e muajit shtator. Kemi vendosur një standart të ri për qendrat shëndetësore, të cilat ofrojnë kushte dinjitoze për pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj që frekuentojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik.

Sa i takon risive të këtij viti, në Dhërmi, veç qendrës ekzistuese, këtë vit kemi ndërtuar edhe një qendër të re model për sezonin turistik.

Ndërsa në Tale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur për herë të parë një qendër shëndetësore verore me shërbim 12 orësh, nisur nga nevoja që ka patur vitin e shkuar nga frekuentimi i lartë ditor i këtij plazhi.

119 mjekë dhe infermierë janë trajnuar për çdo emergjencë dhe do të shërbejnë 24 orë në zonat turistike ku ka frekuentim të lartë pushuesish, duke filluar që nga zonat malore si Thethi, Razma, Valbona për të vijuar me plazhet përgjatë gjithë vijës bregdetare deri në Ksamil.

26 qendrat verore janë pajisur me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore të urgjencës. Ne listen e barnave dhe materileve mjekësore janë përfshirë medikamente të cilat mbulojnë të gjithë semundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore, si intoksikacione, problemet nga dielli, etj.

Artikulli paraprakKANADAJA, DREJT LEGALIZIMIT TË MARIJUANËS
Artikulli tjetërRAMA THIRRJE QYTETARËVE: NGRIJENI ZËRIN, KEMI NDËSHKUAR 150 PUNONJËS TË ADMINISTRATËS, ZERO RYSHFET