Ndotja akustike ne plazhe mbetet ende nje problem i pa zgjidhur ne prag te çeljes se sezonit turistik. Ky fakt u be i ditur gjate nje takimi nga drejtues dhe perfaqesues te prefektures se Lezhes dhe asaj te Shkodres.
Ceshtja e lejeve mjedisore dhe ajo e hartave ngjalli jo pak debate nga te pranishmit. Ornela Shoshi Përfaqësuese e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit ka theksuar se per te pasur nje transparence dhe zbatim sa me te mire te ligjit,
ndersa bashkite duhet te pergatisin harten e caktuar se ku duhet lejuar ose jo muzika.
Ministria e Mjedisit do te revokoje lejet mjedisore per ato hotele, bare apo restorante qe do te shkaktojne ndotje akustike.
Mungesa e operatoreve turistik u vu re nga te pranishmit duke i cilesuar si bashkepunuesit kryesor ne zbatimin e kesaj praktike.
Pak dite me para Kryeministri Edi Rama ne nje takim me kryetaret e bashkive dhe prefektet ka theksuar domosdoshmerine e nje bashkepunimi me te ngushte mes Ministrise se Mjedisit dhe pushtetit vendor,
shoqeruar kjo me masa mbeshtetese per bashkite, ne menyre qe sipas tij te shkohet pertej prenotimit te nje hoteli, por turisti te kete mundesi te shijoje edhe pjesen kulturore, argetuese te vendit ku ka prenotuar.