Këtë sezon turistik vendi ynë ka pritur turistë të huaj nga e gjithë bota, ndërsa pushuesit nga Italia kanë qenë më të shumtë. Vetëm gjatë muajit gusht, mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë. Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe përgjatë muajit shtator.

“MIRËMËNGJESI dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shkruan se shifrat janë premtuese për një vit me rezultate shumë të mira sa i takon sektorit të turizmit.

Artikulli paraprakSAMITI I KRERËVE TË SHTETEVE NË PROCESIN E BRDO BRIJUNIT, BEGAJ NISET DREJT MAQEDONISË SË VERIUT
Artikulli tjetërSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI “ADEKUAT”, GODITEN DY RASTE TË SIGURIMIT TË LËNDËVE NARKOTIKE