Sezoni turistik ka marrë dhe vemendjen e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Lezhë.Gjatë raportimit në mbledhjen e komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit në rang qarku, kryeinspektorja e Shëndetësisë Laureta Prendi raportoi mbi punen e bërë gjatë kësaj periudhe, ku fokusi eshte në kontrollin e kushteve higjeno-sanitare në të gjitha subjektet që operojnë në zonat turistike.
Që prej nisjes së sezonit turistik e deri tani janë inspektuar dhjetra subjekte që operojnë në zonat turistike, ku janë konstatuar disa problematika të vogla.Ndaj tyre nuk janë marrë masa ndëshkimore, por ju është lënë detyra për permiresimin e kushteve, aty ku janë konstatuar probleme.