Mbarvatja e sezonit turistik është në fokusin kryesor të punës së policisë së Lezhës gjatë kësaj periudhe.Fokusi i uniformave blu është përqëndruar na garantimin e rendit dhe sigurisë publike si dhe menaxhimin e qarkullimit rrugor. Plani i punës u prezantua nga Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë Alfred Elezi gjatë takimit të komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit sipas të cilit deri tani nuk ka patur problematika.

Drejtuesi i policise vendore të Lezhës ka kërkuar më shumë bashkëpunim në lidhje me ndotje akustike në zonat turistike të Shëngjinit dhe Tales.

Në bazë të planit të masave për sezonin turistik, Policia vendore e Lezhës ka angazhuar një numer të lartë efektivesh të policisë së rendit dhe asaj rrugore, ndërsa në mbështetje të tyre janë dhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Artikulli paraprakPERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE NË PLAZH
Artikulli tjetërEKSPOZITA “PAK SKOCI NË SHKODËR”