Përmiresimi i infrastrukturës rrugore dhe fillimi i shumë investimeve në territorin e bashkisë Malësi e Madhe, këtë vit pritet të rrisë numrin e turistëve vendas dhe të huaj, në pikat turistike malore qe natyra i ka dhuruar Malësis së Madhe.
Si Razma ,Lugina e Bogës, Kelmendi , Qafëthorja ,Reçi dhe shumë pika të tjera. Për nxitjen e turizmit malor , ka dy vite që në fshatin Dedaj, funksionon zyra e informacionit Shkrel e cila sherben për orjentimin e turistëve që frakuentojnë turizmin malor . Aktualisht pranë kësaj zyre është zhvilluar një kurs tranjimi i guides malore, i cili është liçensuar nga ministria e çështjeve sociale. Gjithsesi fillimi i investimeve qe priten të kryhen nga qeveria shqiptare do të rrisin ndjeshëm turizmin malor dhe atë liqenor në Malësin e Madhe.