Njësia Administrative Ana e Malit ka bërë pastrimin e plotë të territorit në prag të sezonit turistik.
Administratori Arben Ceni thotë se po bashkëpunohet edhe me shkollat e njësisë në mënyrë që bashkërisht me nxënësit të bëhet pastrimi total i dy pikave problematike në zonë. Ceni gjithashtu u shpreh pozitivisht ndaj punimeve të kryera së fundmi në aksin Shkodër-Muriqan nga dega rajonale e Autoritetit rrugor shqiptar.
Pastrimi i territorit dhe dëmtimi i sinjalistikës rrugore në aksin Shkodër-Muriqan kanë qenë ndër vite 2 probleme të mbartura që kanë shkaktuar imazh negativ, por nga ana tjetër edhe rrezik potencial aksidentesh.