Veriu i vendit vijon të mbetet destinacion shumë i kërkuar për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë, ndërsa vitet e fundit është shtuar interesi për turizmin malor. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “lajmin më të bukur të këtij sezoni të jashtëzakonshëm, me shifrat e të gjitha portave hyrëse të vendit që flasin për një rritje të lartë të numrit të vizitorëve e turistëve të huaj, e ka sjellë veriu”.

Kryeministri theksoi se “programi kombëtar i Rilindjes Urbane, infrastruktura rrugore turistike e ndërtuar në dekadën e fundit pikërisht me këtë vizion strategjik, rrjeti i ri i agroturizmave e bujtinave, kanë sjellë një fluks të madh peshuesish drejt bukurive mahnitëse të Shqipërisë së Sipërme”.

“E në këtë zhvillim të ri për Shqipërinë turistike, Shkodra e të gjitha bukurive, e ridalë tanimë nga agonia e gjatë dhe plot turistë ngado, është qershia mbi tortë; e kjo foto si një copë parajse është bash nga Dajçi i Shkodrës”, u shpreh Rama, ndërsa ndau foton në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakOBSH PËR EVROPËN: VAKSINIMI SHPËTOI 2 MILIONË PERSONA NGA VDEKJA PREJ COVID
Artikulli tjetërHISTORIKE! SHQIPËRIA FITON PËR HERË TË PARË MEDALJE BRONZI NË LOJËRAT OLIMPIKE