Erozioni mori permasa te frikshme ne zonen Kune Vain pak muaj me pare duke krijuar nje situate te alarmante, e ndersa sot e asaj dite trungjet e pemeve jane deshmi e qarte e nje situate frikshme.
Pushuesit qe kane zgjedhur kete vije bregdetare, perballen me nje papasterti te madhe. Duke e zgjedhur per qetesine qe e karakterizon, pushues te ndryshem preferojne te pushojne mes pemeve te rrezuara per toke, pasi eshte edhe nje nder zonat qe ka hapesire publike.
Edhe pse pak dite na ndajne nga celja e sezonit turistik, ende ne zonen e Kune Vainit qendrojne stoik rrenjet dhjetra vjecare te pishave te pa larguar nga bregu.
Gjate sezonit turistik plazhi i Shengjinit njeh nje numer te larte pushuesish si vendas ashtu edhe te huaj.
Si asnje vit me pare vija bregdetare eshte mbipopulluar me pushues te shumte, ndersa edhe hotelet baret dhe restorantet jane tashme gati ne pritje te fluksit te pushuesve qe do te zgjedhin Plazhin e Shengjinit.