Këto janë pamjet e Shëngjinit në gjysmen e dytë të muajit maj.Numri i vizitoreve dhe pushuesve është gjithnjë në rritje, por kjo zonë turistike nuk është ende gati për sezonin turistik.Brezi i rërës nuk është pastruar dhe sistemuar ende dhe panorama që të sërviret aktualisht nuk është aspak e përshtatshme për një zone turistike siç është Shëngjini.
Pushuesit thonë se duhet të ishin marrë masa më heret për ti paraprire sezonit turistik.

Pritshmërite për këtë sezon janë mjaft të larta, por problem për biznesin vendas mbetet mungesa e krahut të punës.Në këto kushte i kanë kthyer sytë tek punonjesit e huaj, por po hasin vështiresi në plotësimin e dokumentacionit.

I kontaktuar përmes telefonit nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, bën me dije se ka nisur puna për sistemimin e zonës turistike të Shëngjinit dhe brenda fundjaves së ardhshme bregdeti do të jetë gati, ku do të bëhet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së sezonit turistik.

Artikulli paraprakDEDAJ–RAMËS: MUZEU I DËSHMISË NUK PRET VIZITORË TALLAVAJE
Artikulli tjetër2 AKSIDENTE NË LEZHE, 1 I VDEKUR DHE 6 TË PLAGOSUR