KALIMI I AFATIT TË PËRFUNDIMIT TË PUNIMEVE VËSHTIRËSON QARKULLIMIN. Afrimi i sezonit turistik te pranveres sjell edhe popullimin nga turiste e vizitore te shumte ne zonen me te bukur te qytetit te Shkodres, Shiroken.
Megjithate tejzgjatja e afatit te perfundimit te punimeve ne rrugen e Shirokes duket se do te jete refreni edhe i ketij sezoni turistik pasi punimet ne kete rruge dhe ne sheshin kryesor ne qender te Shirokes vazhdojne. Punimet gjate dites dhe bllokimi i rruges duket se do te jete edhe kete sezon turistik nje gangrene per turizmin e kesaj zone dhe kryefjala e trajtimeve mediatike por nga ana tjeter neglizhenca e institucioneve pergjegjese. Dukshem kalimi i automjeteve eshte teper i veshtire nderkohe qe punohet dhe bllokohet hera-heres njeri kah i kalimit. Kjo situate ishte prezente edhe sezonin e kaluar dhe reflektoi ne nje ulje te ndjeshme te vizitoreve ne kete zone prandaj kontraktuesit duhet te mundesojne perfundimin e punimeve te pakten para fillimit te sezonit turistik veror.