Nga 15-qershori deri në fund të sezonit turistik, sektori i ndërtimit në Shëngjin do të stopoje.Urdheri i kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, ndalon lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë në rruget e Shëngjinit, përjashto vetem ato mjete që operojnë me portin detar të Shëngjinit të cilët do të lëvizin gjatë natës.Diçka e tillë bëhet e ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj, sipas të cilit nuk do të ketë tolerime ndaj shkelesve të ligjit.
Ndalimi i punës në sektorin e ndërtimit gjatë sezonit turistik të veres behet për të shmangur zhurmat për pushuesit dhe kaosin që mund të krijohet nga lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë.Në këtë mënyre po veprohet prej të pakten 3 vitesh dhe për zbatimin e këtij urdheri do të angazhohen policia bashkiake dhe ajo e shtetit.