Sezoni veror ka dyfishuar numrin e pacienteve që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku mbi 100 persona paraqiten çdo ditë pranë këtij shërbimi.Rritja e numrit te pushuesve në bregdet dhe e trafikut jane arsyet e shtimit te urgjencave gjate kesaj periudhe.Mjeku Almir Keli, thotë se dominojnë rastet me gjendje febrile, gastroenteritet të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe ushqimet e pakontrolluara, sëmundjet kardiake, aksidentet dhe reaksionet alergjike.

Një ndryshim pozitiv është ulja e rasteve të djegieve nga dielli. Kjo vjen pershkak te ndergjegjesimit te qytetareve qe frekuentojne plazhet, ndërsa fluksi i shtuar i pacienteve që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës pritet të jetë i lartë deri në ditet e para të muajit shtator, kohë kur bie dhe fluksi i pushuesve që frekuentojnë plazhet.

Artikulli paraprakSHKODËR, 8 VJETORI I GRUSHTIT TË SHTETIT NË TURQI
Artikulli tjetërEKSPOZITA “ARMË DHE RELIKE TË SKENDERBEUT”