Sezoni veror ka patur një rritje të lartë të numrit të turistëve që kanë vizituar Shkodrën. Zonat malore mbeten ndër destinacionet e preferuara që turistët kanë zgjedhur për të pushuar. Ndërkohë, një interes tejet të lartë këtë vit ka patur për të vizituar Lumin e Shalës, kryesisht nga turistët e huaj por edhe vendas.
Ndërsa Shkodra tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj edhe pse sezoni veror ka përfunduar, janë qytetarët shkodran ata të cilët preferojnë të largohen drejt vendeve europiane thotë Genta Mustali, operatore turistike.
Sezoni turistik ka shënuar fluks turistësh këtë vit, ndërsa pritshmëritë janë të larta për vijueshmërinë e tij edhe në muajt në vazhdim.