Sezoni veror në Lezhë po shoqërohet me probleme të vjetra. Madje ende pa u arritur piku, Lezha në këtë fillim qershori, është bërë e vështirë për ta përshkuar me automjet.
Problematika më e madhe paraqitet në superstraden Milot-Balldrre dhe rrugen e Shëngjinit.Shtimi i numrit të automjeteve, shpesh herë krijon trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.

Rruget e ngushta dhe mungesa e rrethrrotullimeve është shkaku u kësaj situare që krijohet çdo sezon veror në Lezhë.Drejtuesit e automjeteve kërkojnë që të merren masa, për ti dhënë fund trafikut të rënduar që është kthyer në makth për ta.

Ky është vetem fillimi i një trafiku të rënduar që pritet ti shoqërojë rruget që përshkojnë rajonin e Lezhës edhe gjatë këtij sezoni veror, duke dhënë ndikim mjaft negativ për turizmin nga e cila varet edhe pjesa më e madhe e ekonomise së kësaj zone.

Artikulli paraprakARSIMI PROFESIONAL MERR VËMENDJEN E GJERMANISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA NIS PËRGATITJET EUROPIANE