Vijojnë masat për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë, në plazhe e akse rrugore.

Edhe gjatë ditës së sotme ka pasur një fluks të madh në hyrje të turistëve, vizitorëve dhe pushuesëve që kanë zgjedhur plazhet e vendit tonë për të pushuar apo kaluar fundjavën.

Deri tani kanë hyrë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar rretg 21.890 shtetas, si dhe 4975 automjete. Policia Kufitare po punon me shërbime të shtuara për të përballuar fluksin , duke eleminuar radhët e gjata në këto pika. Fluksi i lëvizjes në të gjitha akset rrugore është normalizuar, pasi ka pasur shumë ngarkesë nga ora 07.00 deri në orën 09.00.

Përveç aksit Shkodër -Lezhë , ku e cila raportohet se ka pasur shumë ngarkesë , që vjen si rezultat i fluksit të madh në hyrje dhe dalje nga pikat e kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit. Shërbimet e Policisë Rrugore janë të shtrira në të gjitha akset kryesore dhe në akset që të çojnë në plazhet e vendit.

Në këto akse, Policia Rrugore po kryen kontrolle me Radar në versionin “autmomatik”, për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejur duke u kthyer në burim aksidenti dhe rreziku për përdoruesit e tjerë të rrugës. Ndërkohë në të gjitha plazhet e vendit, vijon patrullimi i punonjësve të Policisë me biçikleta dhe motoçikleta.

Punonjësit e policisë patrullojnë të gjithë vijën bregdetare në juridikson me dy turne prej orës 06.00 të mëngjesit deri në orën 22.00. Në të gjitha plazhet, në harkun kohor prej 16 orësh janë të angazhuara 100 patrulla policie me biçikleta. Në mbështetje të shërbimeve të rendit dhe të policisë rrugore është planifikuar edhe shërbimi i patrullës me motoçiklista.

Në të gjithë vijën bregdetare janë rreth 30 patrulla të Forcës së Posaçme me motorçikleta të cilët patrullojnë akset rrugore dhe zonat turistike. Po në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë , edhe në zonat turiskte , ka një rritje të prezencës së Policisë.

Artikulli paraprakMBETJET, “DO TË PLOTËSOJMË NEVOJAT PËR KOSHA”
Artikulli tjetërTREGJET, BASHKIA: 2 TË REJA DHE DISA TË LËVIZSHME