Malësia e Madhe ishte ndalesa e radhës e “Sfidës së Kodimit” një nismë inovative në kuadër të Programit Rrugë Alternative, duke sjellë së bashku kreativitetin dhe inovacionin e nxënësve te shkollave te Veriut te Shqipërisë. Aktiviteti prezantoi punën e klubeve të kodimit të ngritura nga tetë shkolla të këtij rajoni, ku nxënësit paraqitën krijime inovative të zhvilluara me teknologjinë micro-bit, duke adresuar çështje praktike si sfidat mjedisore, planifikimi urban dhe tema sociale si emigracioni. Fituese e këtij edicioni ishte shkolla “Muhamet Hasmuja”, në Grishaj.
Nxënëset fituese me mbështetjen e mësuesve koordinatorë të projektit, kishin realizuar programe për sinjalistikën rrugore dhe kursimin e energjisë që më pas do të përdorej për ndriçimin e rrugëve dhe lagjeve të fshatit të tyre, Grishaj në zonën e Kelmendit.
Në aktivitetetin e shkollave të Malësisë së Madhe morën pjesë rreth 80 nxënës, të cilët prezantuan projektet e tyre përpara publikut dhe jurisë. Gjatë këtij eventi u evidentua rëndësia e përgatitjes së të rinjve për tregun e punës përmes teknologjisë dhe inovacionit. Sfida e kodimit do te vijojë rrugetimin ne qytetin e Kukesit, ndërsa ajo mbështetet nga British Council.