Në raundin e parë në universitetin e Shkodrës janë regjistruar 682 studentë nga 710 që ishin vitin e kaluar në të njëjtën fazë. Të dhënat zyrtare i bëri të ditur rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj i cili ka edhe një thirrje për gjithë studentët që të zgjedhin këtë universitet në dy raundet e tjera të regjistrimeve. Rektori Gjuraj tregoi degët më të preferuara deri më tani…

Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Shkodër mbetet më problematiku thotë rektori Gjuraj sepse deri tani janë vetëm 12 studentë të regjistruar ndaj edhe nevojitet një reformë programeve në atë fakultet. Dega e historisë deri më tani nuk ka asnjë student të regjistruar. Por degët me pak studentë në Shkodër të paktën këtë vit nuk do të mbyllen. Reformat në universitetin e Shkodrës japin shpresë për regjistrimin e më shumë studentëve vitin e ardhshëm. Këto reforma normalisht nuk mund të bëhen pa investime dhe gjetja e parave për universitetin është gjithnjë e vështirë….

Universiteti i Shkodrës ashtu si gjitha universitetet e tjera në vend vitet e fundit ka pësuar një rënie drastike të numrit të studentëve, kjo si shkak i emigrimit, lëvizjeve brenda vendit por edhe konkurueshmërisë dhe cilësisë së studimeve. Rektori Gjuraj beson se kjo situatë vitet e ardhshme mund të përmirësohet.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT: KUJDES GJATË PËRDORIMIT TË APLIKACIONIT “PLINKO”
Artikulli tjetërPENSIONISTËT: RRITJA E PAMJAFTUESHME