Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit për femrat, Armir Grima ka dalë sot në një konferencë për shtyp në orën 11:00 në stadiumin “Loro Borici” të qytetit të Shkodrës, në vigjilje të ndeshjes Shqipëri- Skoci,

ku ka bërë të ditur edhe listën e futbollisteve të grumbulluara për ndeshjen e rradhës zyrtare, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit. Shqipëria në këto kualifikuese, bën pjesë në grupin e dytë sëbashku me Zvicrën, Bjellorusinë,Poloninë dhe Skocinë.

Shqipëri-Skoci do të zhvillohet në stadiumin “Loro Borici” datë 4 shtator ora 17:00 ku hyrja për tifozët do të jetë falas. Grima, ka grumbulluar plot 19 futbolliste.

Artikulli paraprakPROKURORIA SEKUESTRON AUDIOPËRGJIMIN BIBA-BIANKU, MERREN NË PYETJE DY PROTAGONISTËT
Artikulli tjetërQYTETARËT SHKODRANË: MISHI QË BLEJMË ËSHTË I PASIGURTË