MARKIÇI: SYNOJMË TË HAPIM KURSE TË NDRYSHME EDHE NË ZONAT RURALE. Qendra e Formimit Profesional sipas drejtores Meri Markiçi gjatë këtij viti ka shumë sfida përpara.
Një ndër kryesoret që përmend është hapja tashmë e kurseve profesionale jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe në zonat rurale të Pukës dhe Malësisë së Madhe. Drejtorja e Formimit Profesional bën thirrje edhe për rritjen e ndërmjetësimit me biznesin duke qenë se biznesi ka nevojë për të rinj të kualifikuar. Të gjithë të rinjtë që kryejnë kurset profesionale kanë vend për punësim sepse përveç bizneseve pas një sistemi të gjurmimit është vërejtur se alternativë e suksesshme është vetëpunësimi. Para pak ditëve për “Star Plus” drejtorja e Formimit Profesional bëri të ditur se viti 2014 ishte i suksesshëm ndërsa tani vëmendja është përqendruar tek objektivat e këtij viti.