“Sfidat e gazetarëve të rinj, media 2040” është tema e një takimi të zhvilluar nga departamenti i letërsisë në universitetin e Shkodrës. Pjesë e gazetarëve të rinj panelist ishte edhe gazetarja e Star Plus Tv Nereida Vitoja bashkë me kolegë të tjerë treguan për sfidat e të rinjve në media.

Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar tha se cila janë arsyet e një indeksi në rënie të besueshmërisë të publikut tek mediat vitet e fundit.

Pedagogu i gazetarisë në universitetin e Shkodrës Ismet Kallaba u shpreh se ky projekt për sfidat e gazetarëve të rinj zhvillohet nga 6 universitete dhe mbështetet nga Ambasada e Holandës në Serbi.

Në këtë takim studentët e gazetarisë të universitetit të Shkodrës u njohën me sfidat e reporterëve të rinj në mediat shqiptare ndërsa morën shumë përgjigje nga të ftuarit mbi pyetjet e tyre.

Artikulli paraprakTENIS, SHKODRA MIRËPRET TURNEUN E RRADHËS
Artikulli tjetërNISIN APLIKIMET PËR NAFTËN, FERMERËT: E PAMJAFTUESHME