Një studim i Zërit të Amerikës para pak kohësh bëri të ditur se gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë është përkeqësuar vitet e fundit. Ekspertë të medias, profesor dhe gazetar shprehen se janë një sërë arsyesh që kanë sjellë këtë përkeqësim. Për pedagogun Erzen Koperaj, ndikimi politik dhe autocensura janë dy shqetësimet kryesore.

Gazetari Besi Bekteshi thotë se gjërat nuk mund të fshihen më dhe gjithmonë ka një mënyrë për ta thënë por edhe për autocensura ka sjellë përkeqësimin e medias që nuk ndahet nga pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare.

Pedagogu dhe gazetari Ardi Hoti vë theksin tek mungesa e investigimeve të vërteta në mediat shqiptare si dhe presionet ndaj punonjësve të mediave.

Përkeqësimi i medias në Shqipëri sjell një dëm për shoqërinë shprehen ekspertët.

Shumë organizma të huaj mundohen qoftë përmes trajnimeve por edhe projekteve të ndihmojnë dhe aftësojnë gazetarët e rinj por sërish hapësirat për të thënë të vërtetat nuk janë aq të mëdha në mediat shqiptare.

 

Artikulli paraprakPAK PROBLEME NGA PAPUNËSIA
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH SOT KËSHILLIN KOMBËTAR, PRITET TË SHKARKOJË BARDHIN E ZGJEDHË STRUKTURAT E REJA TË PD-SË