Të pranishëm psikologë e punonjës socialë.

”Sfidat e Psikologut dhe Punonjësit Social në Qarkun e Shkodrës” ishte tema e takimit të organizuar diten e sotme nga Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Nisma Vullnetare Studentore dhe Universiteti ”Luigj Gurakuqi”. Drejtori i Qendrës së Keshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike Altin Nika, e cilësoi këtë takim si një nevojë të domosdoshme për psikologet dhe punonjësit socialë në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë Brilanda Lumanaj, zv.Dekane e Shkencave të Edukimit vuri theksin tek sfidat dhe nevojat, sidomos në Njesitë Administrative për psikologët dhe punonjësit socialë. Në këtë takim të pranishem ishin edhe përfaqësues te institucioneve vendore si: Drejtoresha e Shërbimt Social Shtetëror Valbona Tula apo psikologia e Drejtorisë Rajonale të Policisë Shkodër Rezarta Pode.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“THE DOOR SHKODRA” U-11 PRITEN SI TRIUMFUES
Artikulli tjetërPARTIA SOCIALISTE KËRKON PËRJASHTIMIN E DEPUTETIT DEMOKRAT