“Orientimi në tregun e punës, faktor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik” është tema e mbajtur nga lektori Kleidor Rustemi në takimin e radhës me akademinë e lidershipit rinor në qendrën rinore Arka në qytetin e Shkodrës.
Tema e punësimit është një diskutim i përditshëm tha lektori Rustemi sidomos nga të rinjtë ndaj ky takim është zhvilluar për t’i orientuar ata në tregun e punës.
Ajo që mungon sot tha lektori Rustemi është mungesa e orientimit të tregut për të rinjtë ndërsa theksoi se aktualisht janë 50 mijë vende të lira punë në Shqipëri që nuk mund të plotësohen si shkak i një sërë faktorësh.
Lektori Kleidor Rustemi ka një eksperiencë 20 vjeçare në programe zhvillimi dhe humanitare, çështjet e migrimit, fushën e tregut të punës dhe sipërmarrjes.
Që prej vitit 2011 drejton një nga programet e organizatës Zvicerane Sëisscontact në Shqipëri që ofron mënyra praktike për integrimin e të rinjve në tregun e punës.
Në akademinë e lidershipit rinor solli eksperiencën e tij në fushën e tregut të punës dhe ndau me pjesëmarrësit mendime rreth zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në vende në tranzicion si Shqipëria.