Në këtë mënyre veprojnë banoret e tre fshatrave të Njesisë Administrative Ungrej, për të përcjellë të vdekurit për në banesen e fundit.

Mungesa e rrugës për tek varrezat detyron banoret e Rrasit, Zimajve dhe Mllezaj që të lëvizin për rreth 1 km në këmbë përmes një terreni të vështire malor, duke rrezikuar edhe jeten.

Kjo problematike është prezente prej 30 vitesh dhe kërkesat e vazhdueshme te tyre nuk kane marrë vemendjen e pushtetit vendor dhe qëndror thonë banoret.

Investimi i nisur 2 vite më parë në këtë segment rrugor u ndërpre për arsye që nuk dihen tregojnë banoret.

Bashkia Lezhë bën me dije se është ndërtuar loti i parë i rruges së varrezave në Rras të Butë dhe shumë shpejt do të nisë puna dhe për pjesen tjeter me gjatësi 1 km, për ti dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike të mbartur prej 30-vitesh.

Artikulli paraprakBECI ME BANORËT NË SHIROKË: KUSHTET DHE NJERËZIT JANË GATI, NA DUHET VEÇ ME NIS PUNËT PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërRRUGA “MEMEJ”, MES GROPAVE ME UJË