Këto janë pamjet që vijnë nga qyteti i Shkodrës vetëm pak minuta larg ndërrimit të viteve….

Ndryshe nga një vit më parë sheshi në qendër të qytetit ishte i mbushur me qytetarë të cilët pritën ndërrimin e viteve…

Star Plus TV transmetoi mbrëmë live me gazetaret në terren pamjet nga sheshet kryesore të qytetit.

Në hotel Colosseo ashtu siç është bërë traditë u festua momenti solemn i ndërrimit të viteve ndërsa festë kishte edhe hotel Golden Palace…..

Momenti final i cili u mirëprit nga të gjithë është hedhja e fishekzjarreve..

Ndërkohë në mjediset e hotel Colosseo festa vijoi deri në orët e para të mëngjesit, një festë e munguar vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Star Plus TV ju uron të gjithëve gëzur Vitin e Ri 2022.

Artikulli paraprakSHKODËR, HISTORIA E VEÇANTË E NËNËS, DY FËMIJË NË 1 JANAR
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NIS SOT MANDATIN NË KËSHILLIN E SIGURIMIT, AMBASADA AMERIKANE: ARRITJE E JASHTËZAKONSHME, TRAJTOJMË SË BASHKU SFIDAT QË PËRBALLET BOTA