“NUK JAM I PENDUAR PËR ASGJË, PENG QË NUK U BË PARKU I RINISË”. Komuna e Postribës do të mbetet në histori. E vetmja njësi vendore në Shqipëri e cila për 24 vite është drejtuar nga një person i vetëm.
Me reformën territoriale Postriba bashkohet me Shkodrën dhe Faz Shabaj nuk do ta ketë më këtë funksion. Pas 24 vitesh, kryekomunari thotë se bilanci i punës së tij është pozitiv. Kryekomunari Shabaj nuk është dakord me reformën administrative. Parku i Rinisë mbetet një premtim i parealizuar për Postribën dhe një peng i kreu të kësaj komune. Në 24 vite të qeverisjes nga ana e tij kryekomunari Shabaj nuk është i penduar për asgjë. Postriba është një prej komunave më të mëdha të Qarkut Shkodër e po ashtu me resurse natyrore që ende nuk janë shfrytëzuar. Ndarja e re administrative mund të jetë një mundësi më shumë për atë zonë.