Nxënësit do të rikthehen në bankat e shkolles në vitin e ri shkollor që do të nisë në muajin shtator. Ministrja e Arsimit Besa Shahini u kërkoi sot 61 bashkive të vendit që të nisin dezinfektimin e shkollave për t’i bërë gati për në shtator.
Ministrja Besa Shahini, tha se nxënësit do të ndahen në grupe të vogla nëpër klasa, duke e zhvilluar mësimin me turne.