Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se nota mesatare për degën e Mësuesisë do të shkojë 8 ndërsa dega e Mjekësisë do të ketë një notë akoma më të lartë mesatare.

“Më herët mësuesit dilnin nga universitete si Kristali dhe Vitrinat. Ndërsa kur erdhi PS po ndryshohen standardet pasi arsimtarët duhet të jenë me rezultate të larta dhe të kualifikuar. Ne besojmë se ata që janë të dobët në shkollën e Mesme nuk kanë si të përfitojnë nga studimet Bachelor. kur vjen dikush i dobët në Universitet harxhon kohë dhe kosto për familjet dhe jo pak herë përfundojnë duke marrë një diplomë që nuk i shërben për asgjë. në kohën e PD mbi 60 % e nxënësve kanë qenë analfabetë funksional. Në vitin 2015 pas një viti e gjysmë menaxhim nga PS kjo shifër ra ndjeshëm.

Ne e pamë të arsyeshme që t’i orientojmë ata më të mirët drejt formimit akademik. Qëllimi për përcaktimin e notës mesatare për pranimin në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve është mbështetje e strategjive në funksion të përmirësimit të shërbimit të arsimit të lartë dhe mbështetja e arsimit profesional.

Duhet t’i jepet një fuqizim edhe arsimit profesional për të kontribuar në tregun e punës. Ligji i arsimit të Lartë të vitit 2015 i jep këshillit të ministrave tagrin për përcaktimin e një note mesatare. Do e çojmë në 8 notën mesatare për degën e Mësuesisë. Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të shkojë përtej vendimit tonë duke vendosur edhe një notë akoma më të lartë mesatare. Kam biseduar me shumë maturantë.

I kam njoftuar për vendimin që do merret. Kemi pasur edhe kritika. Miratimi ka qenë nga ata pedagogë që kërkojnë një selektim, ndërsa kritikë kanë qenë ata që mendojnë se do zvogëlohet numri i nxënësve për lëndën e tyre”, tha Përmeti.

Artikulli paraprakDEPUTETI I OPOZITËS SË RE: NUK E DIMË NËSE 2020 DO E GJEJË METËN PRESIDENT APO PAS HEKURAVE
Artikulli tjetërILIR META: JAM FLEKSIBËL TA RISHIKOJ 13 TETORIN