Ministria e Arsimit, Besa Shahini, shtyn zgjedhjet në Universitete. Në një njoftim në facebook, Shahini thotë se data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve.

Nga ana tjetër ajo thotë se, procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës.

“Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët”.

Artikulli paraprakSI DO TË SILLEMI NË PARUKERI PAS DATËS 11 MAJ
Artikulli tjetërÇFARË TEATRI ME MAKS VELON, ÇFARË MASKARADE BËHET NË KËTË QYTETIN TONË