VUKSANI: NGA ANA ADMINISTRATIVE ÇDO GJË ËSHTË E BLLOKUAR, NA DËMTON.Prej dy vitesh mosfunksionimi i Këshillit të Komunës Shalë ka sjellë shumë probleme për atë zonë.

Kryetari i Komunës Balë Vuksani shprehet se për 2 vite antarët e këshillit janë mbledhur vetëm një herë vitin e kaluar dhe asnjëherë këtë vit çka dëmton gjithçka sa i përket administrimit të asaj komune. Një problem kyç aktualisht është ajo e pronave duke qenë se nuk mund të bëhet asnjë lëvizje në fshatrat e komunës Shalë për shkak të mosfunksionimit të këshillit. Kjo vjen për shkak të konflikteve politike mes antarëve të PD dhe PSI pyetur se sa dëmton mosmbledhja prej thuajse dy vitesh e antarëve të këshillit të komunës Shalë, kryekomunari Vuksani tregon se pasojat janë të konsiderueshme në dëm të atij komuniteti.Ashtu si çdo veprim tjetër administrative, për Komunën Shalë rrezikoi të digjet edhe fondi i gjithë vitit për ndihmën ekonomike dhe paaftësinë duke bërë që të ndërhyjë qeveria përmes një akti-normativ për ti zhbllokuar. Sa i përket pjesëve tjera për Komunën Shalë janë tërësisht të bllokuara.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/z55cyaL3IrE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFESTAT E FUNDVITIT BOSHATISIN VLLAZNINË
Artikulli tjetërBORA, SITUATA NËN KONTROLL NË SHKODËR