Kjo video e filmuar në mënyrë amatore nga një banor i zonës në Dukagjin ka mbërritur në redaksinë e Star Plus Tv. Bëhet fjalë për një urë tërësisht të amortizuar dhe të rrezikshme për t’u kaluar në njësinë administrative të Shalës, pjesë e bashkisë Shkodër. Banori që ka dërguar këtë video teksa është duke ecur mbi këtë urë tregon gjendjen dhe rrezikshmërinë…..
Kjo urë e amortizuar dhe një rrezik për banorët pasi mund të shëmbet në çdo moment ndodhet prej kohësh në këtë situatë. Banorët e zonës të cilët nuk e kanë braktisur ende atë vend kërkojnë një ndërhyrje sa më të shpejtë për rikonstruksionin e urës ose për ndërtimin e një ure të rë nëse është e nevojshme në mënyrë që jeta e tyre dhe e fëmijëve të jetë e sigurtë. Duke mos patur një mundësi tjetër banorët janë të detyruar çdo ditë që të përshkohen në këtë urë të amortizuar dhe që mund të shembet në çdo moment çka do të ishte fatale pasi përfundon disa metra poshtë në mes të lumit.