Prodhimi i shalqirit në Fushen e Lezhës është rritur këtë vit. Mbi 350 hektarë rezultojne të mbjella më këtë kulture në Zadrimë dhe Torovicë, ndërsa produkti nuk përmban pesticide pasi i është hedhur vetem pleh organik çka rrit garancinë per konsumatoret.

Fermeret janë të kënaqur me prodhimin e bollshem, por problem për ta mbetet mungesa e tregut.Shalqiri po kalbet në fushë, pasi pavarësisht çmimit të ulet fermeret nuk kanë ku ta shesin.

Eksperti i bujqësisë në Lezhë Preng Marku thote se shteti duhet të gjeje zgjidhje për të ngritur pika grumbullimi, për tju ardhur në ndihmë fermereve.

Çmimi i shalqirit këtë vere ka zbritur në 15 lek tek fermeret, dhe këta të fundit duhet të gjejne vete tregun për shitjen e këtij produkti, i cili këtë vit ka patur prodhim të bollshem.

Artikulli paraprakGONZATO: FONDET DO TË RRITEN DERI NË 10 MILION EURO
Artikulli tjetërNISIN REGJISTRIMET NË SHKOLLËN “KOLIN GJOKA” NË LEZHË