DVP Shkodër/Reagim i menjëhershëm ndaj kallëzimeve të qytetarëve, për të garantuar liritë dhe të drejtat e tyre, si dhe sundimin e ligjit në territor.

Kanoste dhe shantazhonte nëpërmjet celularit, një 21-vjeçare, për t’i dhënë para, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

22-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që do të merrte një shumë parash, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Sapo ka marrë kallëzim se një shtetase shantazhohej për të dhënë para, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër ka organizuar punën për të arrestuar autorin. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi:

G. D., 22 vjeç, banues në Elbasan.

Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakBOGË, PO NDËRTONIN PA LEJE ARRESTOHET 30 VJEÇARI
Artikulli tjetërASAMBLEJA E PS-SË, RAMA: 29 MIJË E 225 ANËTARËSIME TË REJA NË PARTI!