Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 11 persona kanë humbur jetën, si pasojë e një virusi të rrallë që përhapet nëpërmjet mushkonjave.
“Eastern Equine Encephalitis” fillon me simptoma të ngjashme me gripin, por rastet e rënda mund të çojnë në gjendje kome me rrezik të dëmtimit të trurit.
Autoritetet kanë raportuar një rritje të pazakontë të vdekjeve: në vitin 2019, 4 persona vdiqën në Michigan, 3 në Massachusetts, 3 në Connecticut dhe një në Rhode Island.