Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida në SHBA, ku një 34-vjeçar shqiptar Renato Muhaj ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Suela Saliajn, 32-vjeçe, dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre.
Mediat amerikane raportojnë 34-vjeçari e vrau gruan në brenda banesës, ndërsa pas ngjarjes së rëndë mori vajzën e tyre 8 vjeçe dhe tentoi të arratisej, por u arrestuar pak orë më vonë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.
Kur kanë hyrë në banesën e Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, e cila ishte rrëmbyer nga i ati.