Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se i dyshuari për të shtënat vdekjeprurëse në një qendër tregtare në qytetin Bërlington, të shtetit Uashington, është arrestuar Zëdhënësi i policisë në Uashington, Mark Francis, tha mbrëmë vonë se është kapur personi, Arcan Cetin, 20 vjeçar, banor në Oak Harbor në Uashington.

Pesë vetë janë vrarë kur personi i armatosur ka hapur zjarr vonë në mbrëmje më 23 shtator, brenda një qendre tregtare në Bërlington, që është 100 kilometra në veri të qytetit Sietël. Pas të shtënave, policia e pat filluar një kërkim masiv. Motivi për këtë incident tragjik është i paqartë, por autoritetet thanë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM I FUQISHËM NË QENDËR TË BUDAPESTIT
Artikulli tjetërKANOSEN ME ARMË TURISTEN, PESË NË PRANGA