Negociatorët në Kongresin amerikan kanë arritur marrëveshje për ligjin e shpenzimeve, i cili do ta mbajë Qeverinë amerikane në funksion deri më 30 shtator.

Sipas mediave amerikane, marrëveshja dypartiake rrit shpenzimet ushtarake, por nuk përfshin fonde për murin e propozuar të presidentit Donald Trump në kufi me Meksikën. Marrëveshja prej një trllion dollarësh duhet të miratohet nga ligjvënësit. Dështimi për të vepruar do ta mbyllte një pjesë të qeverisë. Mbyllja e fundit ka ndodhur në vitin 2013 dhe ka zgjatur 17 ditë. Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se ligjvënësit do ta miratojnë paketën në ditët e ardhshme.

Artikulli paraprakMONICA BELLUCCI NË KOPERTINËN E “VANITY FAIR”
Artikulli tjetërNESËR PËRGJIGJET E LOTARISË AMERIKANË, JA SI DHE KU DUHET TË KONTROLLONI