SHBA – Clinton probleme me shëndetin, braktis ceremoninë për 11 shtatorin

Kandidatja për presidente në Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton është detyruar të lërë ceremoninë përkujtimore të 11 shtatorit pas problemeve shëndetësore. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësues të fushatës së Clinton, ku më pas është pasqyruar edhe nga mediat. Mjeku personal i zonjës Clinton, Lisa Bardack tha muajin e kaluar se ajo ishte “në gjendje të mirë shëndetësore dhe e aftë për të shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara”. Edhe kundërshtari republikan i zonjës Clinton, Donald Trump, ka ngritur shqetësime për shëndetin e saj. Hillary Clinton është 68 vjeçe, ndërsa kundërshtari i saj, Donald Trumb 70 vjeç.

Artikulli paraprakITALI,SHQIPTARI TENTON TE MBYSE GRUAN,E SHPETON VAJZA
Artikulli tjetërISH-PRESIDENTI ZEQO REAGON PAS RAPORTIT TË UEFA-S