Në një debat të zjarrtë mes kandidatëve republikanë për president të SHBA-ve, vetëm 3 ditë përpara përpara zgjedhjeve të së martës në Neë Hemshire, akuzat rënduan jo mbi miliarderin Donald Trump por mbi Marco Rubio.

Rubio u sulmua rëndë gjatë debatit televiziv për disa orë, nga rivalët e tij që e akuzuan se është krejt i papërvojë për në Shtëpinë e Bardhë. Ishte guvernatori i Neë Jersey ai që u lëshua i pari senatorin e Floridas, duke i thënë atij se nuk i shkon pozicioni i presidentit dhe se 44 vjeçari nuk del kurrë nga kornizat. “Ai thjesht nuk ka eksperiencë për të qënë Presidenti i SHBA-ve dhe për të marrë vendime” tha Christie për Rubio. “Ne e kemi parë të gjithë çfarë ka bërë këto 7 vjet. Njerëzit e Neë Hempshire janë të mënçur. E dinë që nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim dy herë” përfundoi ai. Pas Rubio iu rikthye ashpër, duke e akuzuar guvernatorin e Neë Jersey se në këto vite nuk ka bërë absolutisht asgjë të mirë, Christie kaloi në akuza më të rënda. “Ja cfarë bën ti. Ke mësuar përmendësh një fjalim vetëm 30 sekonda” tha Christie. Akuzat e rënda ndaj Rubio nuk i kursyen as kandidatët e tjerë, Jeb Bush dhe Donald Trump. Por ky i fundit, e kaloi më pas debatin tek aftësitë e tij menaxhuese dhe drejtuese. “Mendoj se unë kam temperamentin më të mirë. Kam ndërtuar një kompani masive. Kam punësuar qindra e mijëra njerëz. Kam ecur bashkë me njerëzit ndër vite, kam patur lidhje të jashtëzakonshme me shumë njerëz, përfshirë edhe politikanët e të dy anëve. Të gjithë janë habitur me të folurën time dhe për temperamentin tim kur vjen fjala tek emigracioni ilegal apo për muslimanët. Askush tjetër nuk flet. Askush nuk i përmend këto probleme. Ndërsa unë i nxjerr në pah” tha Trump gjatë debatit të Neë Hempshire. Por për ekspertët, Trump nuk fitoi aspak pikë me këtë fjalim, që duket se kënaqi vetëm egon e tij. Në votimet e javës së shkuar, në Ioëa, Trump doli i dyti pas Cruz dhe vetëm pak para Rubio. Një fitore në Neë Hempshire mund ta rikthejë Trump fuqishëm në garë përpara votimit në Karolinën e Jugut më 20 shkurt.

Artikulli paraprakPAPA FRANÇESKU, LUTET PËR SIRINË DHE PËR MBARË NJERËZIMIN
Artikulli tjetërZHVILLIMI EKONOMIK I ZONËS VERI-PERËNDIMORE TË SHQIPËRISË