SHBA, dënohet me 20 vite burg hakeri kosovar. Furnizoi ISIS me informacione rreth zyrtarëve amerikanë

 

Hakeri Kosovar, Ardit Ferizi është dënuar në Shtetet e Bashkuara me 20 vite burg. I riu u arrestua vitin e kaluar në Malajzi. Ai kishte ndihmuar Shtetin Islamik me dhënien e emrave të më shumë se 1 mijë zyrtarëve dhe ushtarëve amerikanë. Ai është personi i parë i dënuar në Shtetet e Bashkuara nën akuzën e sulmit kibernetik dhe terrorizëm. Ferizi hakoi një kompani private dhe publikoi emra, kode llogarish të postave elektronike dhe numra telefoni të mijëra qeveritarëve e ushtarëve amerikanë. Këto të dhëna janë publikuar nga ISIS gjatë një kërcënimi për sulme terroriste.

Artikulli paraprakSHKODRA PROTESTON PER MIRATIMIN E LIGJIT TE MBETJEVE
Artikulli tjetërLUIGJ PJETRI:SEKTORI ENERGJITIK TE MOS PRIVATIZOHET.ISHTE GABIM ME CEZ