“Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) po ndjekin me shqetësim të thellë situaten aktuale politike në Shqipëri. Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejperdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare. Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira – veçanërisht Qeveria dhe Opozita – të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend” tha ai.

Artikulli paraprakBRITANI/ THERESA MAY: DO TË JAPË DORËHEQJEN MË 7 QERSHOR
Artikulli tjetërSKËNDER GJINUSHI VIHET NË KRYE TË AKADEMISË SË SHKENCAVE: DO TA REFORMOJMË!