DY POLICËT U GODITËN ME ARMË NË KOKË, EKZEKUTORI VRAU VETEN.Dy policë të Neë Yorkut janë qëlluar për vdekje ndërsa ishin duke patrulluar me makinën e tyre në lagjen e Bruklinit.Policia tha se dy efektivët u goditën me armë në kokë nga një person i armatosur i cili më pas vrau veten.
Sipas burimeve policore, agresori kishte njoftuar në mediat sociale, se ekzekutimi i dy poliëcve ishte hakmarrje për vrasjen e dy adoleshentëve me ngjryrë eric garner dhe majkëll braun, ngjarje këto që kanë nxitur protesta në të gjithë SHBA-në. Oficerët Rafael Ramos dhe Venjian Liu u sulmuan nga 28 vjecari Ismaaiyl Brinsley, me një armë gjysmëautomatike.Më pas ai u largua përmes metrosë dhe ndaloi në një stacion të volël, ku kreu edhe vetëvrasjen duke marrë një plumb në kokë. para se të kryente vrasjen e dyfishtë në nju jork, Brinsley kishte plagosur rëndë të dashurën e tij në baltimore county, maryland. polici apo heton të shkuarën e 28 vjecarit, por mësoeht se ai nuk ka patur lidhje me ndonjë organizatë terroriste .Pas vendimit të jurive respective në nju jork dhe ferguson, për të mos ngritur akuza ndaj efektivëve që vranë dy adoleshentët me ngjyrë dhe të parmatosur, policia amerikane ndhodhet nën presion për shkak të protestave të shumta që bëjnë thirrje për drejtësi.