Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi listën e zezë, ku nga Maqedonia e Veriut është shtuar Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së. Grubi reagoi menjëherë me anë të një postimi në faqen e tij në rrjetin social Instagram. Ai shprehet se ky vendim e ka prekur drejtpërdrejtë dhe personalisht, pasi :jetën e tij publike ia kishte kushtuar vlerave demokratike perëndimore” dhe se kishte punuar për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Më tej thekson se ka mungesë të informacionit të detajuar dhe se do të angazhohet maksimalisht me përkushtim për ta zbardhur çështjen”. Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë i Artan Grubit:

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”.

Artikulli paraprakDUMANI KAMPION KUNDËR KORRUPSIONIT PËR 2024/ REAGON AMBASADA AMERIKANE
Artikulli tjetërBEQARËT DUHET TË JENË TË GATSHËM PËR TË NJOHUR NJERËZ TË RINJ, HOROSKOPI PËR SOT