Ambasada Amerikane në Tiranë është shprehur e zhgënjyer me qeverinë shqiptare në lidhje me klimën aktuale të biznesit në vendin tonë.
Në një reagim, ambasada thotë se kjo klimë pengon investimet e huaja, ndërsa kërkon nga qeveria shqiptare që të shqyrtojë sfidat dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja.
“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri. Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të
barabartë për të gjitha bizneset. Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, thuhet në njoftim.