SHBA, fundjavë e përgjakur në Çikago; 7 të vrarë me armë zjarri

Shtatë të vdekur dhe 20 të plagosur. Është ky bilanci i viktimave nga përdorimi i armëve fundjavën që sapo kaloi në Çikago të Shteteve të Bashkuara. Ngjarja, që përkoi dhe me festën e Krishtlindjes, është treguesi i radhës i dhunës dhe gjakderdhjes gjithnjë e në rritje nga armët e zjarrit. Që nga fillimi i vitit, Çikago ka regjistruar 745 vrasje, 56 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar, bëjnë të ditur mediat amerikane. Bëhet fjalë për herën e parë në 20 vjet që numri i vrasjeve kalon kuotën 700 në vetëm 12 muaj. Ndërsa numri i personave të prekur nga përdorimi i armëve është ngjitur këtë vit me 47 për qind, në 4.252 njësi.

Artikulli paraprakSHQIPTARI TRAFIKON DROGË ME MAKINË KABRIOLET
Artikulli tjetërACAR NË SIRI, MOTI I KEQ VËSHTIRËSON JETËN E REFUGJATËVE NË ÇADRA