Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë bombarduar mbi një bazë të militantëve të Shtetit Islamik në Libi.
Në bazë të raportimeve paraprake, si pasojë e sulmit të koordinuar në Sabratha që ndodhet 70 kilometër në perëndim të Tripolit, 38 ekstremistë kanë humbur jetën mes të cilëve edhe kreu i kësaj celule, Noureddine Chouchane. Ky person u bë i njohur gjatë vitit të shkuar në Tunizi, pasi ishte i përfshirë në disa sulme terroriste, përfshirë tragjedinë ku humbën jetën 30 shtetas britanikë. Autoritetet ndërkombëtare dyshojnë se drejtuesit më të lartë të Shtetit Islamik kanë udhëtuar drejt Libisë, për të shfrytëzuar situatën katorike. Ekstremistët e ISIS që prej një viti kanë marrë në dorë një pjesë të konsiderueshme të territorit të Libisë, ndërkohë që raportohet se në këtë vend janë vendosur të paktën 6.000 luftëtarë. Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, Ash Carter deklaroi se forcat ajrore amerikane do të vijojnë që të kryejnë operacione tà « ngjashme në Libi. Bombardimet e orëve të fundit u realizuan në bashkëpunim me ushtrinë Britanike.Këta të fundit vunë në dispozicion bazat e tyre për të lehtësuar operacionin e forcave ajrore amerikane.